Vllaznia ka marrë pikën e parë në kampionat, pasi ka barzuar në transfertë me Kukësin 0-0.
Pavarësisht kësaj, ky nuk mund të konsiderohet një rezultat pozitiv për skuadrën shkodrane, e cila si çdo sezon fillon gjithçka si pretendente, ndërkohë që pas dy ndeshjesh të këtij edicioni ka arritur të marrë vetëm një pikë.
Kukësi ka qenë i pafushiqshëm përballë shkodranëve që të bënte më shumë se kaq, në një stadium të boshatisur, pasi po vuajnë dënimin prej 6 javësh pa tifozë brenda. Gjithësesi, pas dy javësh Kukësi ka arritur të grumbullojë dy pikë falë dy barazimeve.
Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Kastrioti ka arritur të marrë tre pikë të vlefshme përballë Bylisit. Sekseri dhe Gocaj ishin dy autorët e golave për vendasit, ndërsa për skuadrën ballshiote golin e vetëm e shënoi Mohamed.
Ditën e diel luhen ndeshjet Tirana-Shkumbini dhe Luftëtari-Teuta, të dyja në orën 17:00, ndërsa Besa-Tomorri mbyll ditën e hënë këtë javë të dytë të Superligës.
Top Channel