Spanjë, zjarret vihen nën kontroll

01/09/2012 00:00

Avancimi i murit të zjarrit, përgjegjës për një vazhdë shkatërrimesh në
Kosta del Sol të Spanjës, është arritur të ndalohet, edhe pse ka ende
xhepa flakësh që nuk po vihen nën kontroll.

Një pjesë e personave të larguar nga shtëpitë e tyre, tani janë kthyer, ndërsa mjaft të tjerë e kanë kaluar natën në qendrat e evakuimit apo tek të afërmit. Një 78-vjecar, sipas gjasave shtetas britanik, është gjetur i vdekur, ndërsa 5 vetë janë lënduar nga zjarret, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën. Mes mijëra të evakuuarve, 300 ishin britanikë që jetojnë në Kosta del Sol.

Autoritetet kane vendosur te hetojne shkaqet e zjarreve. Mundesia qe ato te jene vene qellimisht, nuk perjashtohet. Qindra zjarrfikes, te mbeshtetur nga personel i ushtrise dhe 31 avione e helikoptere kane luftuar me flaket ne Marbella-n e famshme per hotelet e vilat luksoz, e njohur ndryshe dhe si zona e preferuar e pasanikeve.

Zjarri nisi pasditen e se enjtes ne Sierra Negra, prane Malages, e ka prekur deri tani nje siperfaqe toke prej 1.000 hektaresh. Nje pjese e autostrades kryesore AP-7 u mbyll perkohesisht, por ne rruget e tjera te zones nuk pati probleme. Moti teper i thate ka qene shkaktar i nje sere zjarresh ne Spanje kete vere, ndersa temperaturat mberriten ne disa rajone nivele rekord. Ne fillim te muajit, mijera vete u evakuan nga ishujt Kanarie dhe ne korrik, 4 vete vdiqen prej flakeve ne zonen kufitare mes Frances dhe Katalonjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB