Rusi, 560 mld euro për modernizimin e ushtrisë

01/09/2012 00:00

Rusia planifikon të shpenzojë 560 miliard euro në 10 vitet në vazhdim për të modernizuar ushtrinë e saj, kryesisht aviacionin dhe flotën luftarake.

Presidenti rus, Vladimir Putin mblodhi drejtuesit më të lartë ushtarakë dhe ngulmoi në modernizimin e ushtrisë duke paralelizuar reformën që do të ndërmerret me atë të kryer nga Stalini në vitet 1930.

“Modernizmimi i ushtrisë duhet të jetë në atë shkallë, aq domethënës sa ai i ndërmarrë në vitet ‘30”, tha Putin.

Putin kritikoi vartësit e tij për mungesën e projekteve në këtë fushë dhe pranoi që kompanitë ruse kanë dështuar në përmirësimin e teknologjisë ushtarake në 30 vitet e fundit. Për këtë ai nuk përjashtoi bashkëpunimin me partnerë apo kompani ndërkombëtare të prodhimit të armatimeve të fjalës së fundit.

Me 560 miliard eurot, Moska synon të vendosë në dispozicion të forcave të armatosura 600 avionë luftarakë të rinj, 400 raketa ballistike dhe një flotë të tërë nëndetësesh, disa prej të cilave të afta për transportin e armëve bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB