Itali, vidhnin kampionen, pranga shqiptarëve

01/09/2012 18:35

Policia në qytezën e Pistoias, në Itali, ka vënë në pranga një bandë të përbërë nga tre shqiptarë dhe një italian, që kishin grabitur banesën e kampiones së kërcëimit së gjati, Fiona May.

Vetë kampionia ka njohur objekte të shumta me vlerë mes atyre që ishin vjedhur nga banda, ku rezultonin edhe disa medalje dhe çmime të tjera sportive.

Të gjithë të arrestuarit, përfshirë këtu bashkëshorten e hajdutit italian, akuzohen për vjedhje me qëllim shitjen e objekteve me vlerë.

Operacioni i policisë mundësoi rekuperimin e 2.8 kilogramëve materiali të çmuar, që kap vlerën e 120 mijë eurove, si dhe një shumë prej 30 mijë eurosh që ka ardhur nga shitjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA