Konflikti në Lindjen e Mesme shtyn edhe garën e Katarit në MotoGP për në 8 nëntor
Për trajnerin Massimo Carrera, që po zëvendëson të skualifikuarin për 10 muaj, Antonio Conte në stolin e Juventusit, bardhezinjtë kanë kryer një merkato të shkëlqyer.
Sipas Carrera-s, skuadra është e kompletuar dhe me ardhjen e Bendtner, Juventusi mori sulmuesin me profilin e duhur, ashtu si e kërkonte prej kohësh.
“Është një lojtar që plotëson karakteristikat që ne kërkonim. Sigurisht, për shkak të krizës, objektivat e tjerë u shndërruan në të paarritshëm. Por ne ishim të sigurtë, pritëm momentin e duhur dhe nuk nguruam, bëmë goditjen tonë. Bendtner do të zhvillojë një sezon të mirë tek Juvja”, tha Carrera.
Juventus ndeshet të dielën në transfertë ndaj Udinezes, ndërkohë që të enjten mësoi kundërshtarët e grupit në Ligën e Kampioneve.
Top Channel