Van der Vaart rikthehet tek Hamburgu

31/08/2012 18:00

Rafael Van der Vaart do të kthehet tek Hamburgu katër vjet pas largimit të tij nga klubi gjerman. Hollandezi luajti me Real Madrid dhe Tottenham gjatë kësaj kohe.

Lajmin e bëri të ditur klubi gjerman që shtoi se mesfushori hollandez do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2015.

Hamburgu e ka riblerë futbollistin për 13 milionë euro edhe pse fillimisht Tottenham kërkonte 17 milionë euro.

Spartak Moska huazon Javier Jurado

Spartaku i Moskës ka konfirmuar se Jose Manuel Jurado do të jetë lojtari i ri i ekipit rus për sezonin 2012-2013. Mesfushori spanjoll është huazuar nga Schalke 04.

Jurado u transferua në Gjermani në vitin 2010 dhe tashmë detyrohet të largohet pasi skuadra gjermane huazoi nga Barcelona hollandezin Ibrahim Afellay.

Me trajnerët Felix Magath dhe Ralf Ragnik spanjolli ishte në formacionin titular, por me ardhjen në krye të skuadrës të Huub Stevens, mesfushori nuk u përshtat dot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA