SHBA, “spiuni kinez” pranon akuzat

31/08/2012 08:20

Një ish-punëtor i një konsullate amerikane në Kinë pranoi akuzat se tentoi t’i shiste informacion të klasifikuar qeverisë kineze.

32-vjeçari Bryan Underwood, sherbeu si punonjës sigurie në konsullatën e qytetit jugor të Guangzhusë midis viteve 2009-2011.

Ai akuzohet se i shkroi një letër Ministrisë së Brendshme Kineze, duke u ofruar fotografi, dokumente dhe të dhëna të hollësishme mbi masat e sigurisë.

Oferta e Underwood për të shërbyer si një spiun kinez u bë pasi ai kishte humbur sasi të konsiderueshme parash në bursa.

Sipas prokurorëve, ai shpresonte të përfitonte deri në pesë milionë dollarë nga informacionet që do të ofronte. Nuk ka prova nëse Underëood ka arritur të shesë informacione tek kinezët.

Vendimi për 32-vjeçarin do të jepet në nëntor dhe ai përballet me mundësinë e dënimit deri me 20 vjet burgim.

Top Channel