Rama, në Internacionalen Socialiste

31/08/2012 00:00

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, shoqëruar nga deputeti Taulant
Balla, mori pjesë në Kongresin e 24 zgjedhor të Internacionales
Socialiste, zhvilluar në Cape Town, Afrikë e Jugut.

Gjatë kongresit, lideri i opozitës shqiptare zhvilloi takime me Kryeministrin belg Elio di Rupo, Kryeministrin rumun Victor Ponda dhe drejtuesit e Partisë Socialdemokrate Gjermane dhe socialiste franceze.

Gjatë këtyre takimeve, Edi Rama diskutoi mbi të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe kërkoi mbështetjen e plotë të vendeve përkatëse për procesin integrues të Shqipërisë.Një takim të veçantë lideri socialist pati edhe me Phil Angelides, Kryetar i Komitetit për hetimin e krizës financiare në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, emëruar nga Presidenti Obama me miratimin unanim të Kongresit.

Gjatë këtij takimi, biseda mes Ramës dhe Angelides u përqendrua në situatën ekonomike që po kalon Shqipëria dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë. Një temë e rëndësishme që u diskutua ishte edhe programi i Partisë Socialiste “Për një Rilindje Shqiptare”, duke u përqendruar në çështjet më delikate si punësimi dhe taksimi i ndershëm.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB