
Permes sekretarit per ceshtjet ligjore Fatmir Xhafaj, Partia Socialiste
ka hedhur sërish poshtë përgjegjësitë që i faturohen nga Kryeministri
Berisha në lidhje me dështimin në plotësimin e prioriteteve të vëna nga
Bashkimi Europian, si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Duke e cilesuar problemin e imuniteteve një çështje të mbyllur politikisht me qëndrimin pro të opozitës, zoti Xhafaj u ndal tek paketa e propozuar nga PS, si një reformë që garanton shtetin e së drejtës.
“Mjaft që në tri javët që vijnë të kryejmë të gjithë diskutimin e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese që ne kemi propozuar dhe pastaj të votojmë. E përsëris që mbetet thjesht të votohet sapo të mbyllet procesi për debatin kushtetues lidhur me nismën tonë kushtetuese për të votuar një dhe vetëm një projektligj për ndryshimet kushtetuese”, tha Xhafaj.
Sekretari per ceshtjet ligjore ka renditur edhe elemente te tjere pjese te amendamenteve te paraqitura. “Ndaj, kush do drejtësinë e pavarur, gjyqtarët e paanshëm, shkëputjen e tyre nga përzgjedhja e emërimi partiak dhe i klaneve politike në pushtet le të votojë amendamentet tona.Ne kemi propozuar që ministrat dhe deputetët të hetohen e gjykohen ashtu siç hetohen e gjykohen njerëzit e thjeshtë qytetarët e këtij vendi në gjykatat e zakonshme dhe jo nga gjyqtarët që i kanë emëruar vetë për t’ju shërbyer. Ndaj kush do barazinë para ligjit për qytetarin dhe pushtetarin në këtë vend, le të votojë amendamentin tonë”, tha Xhafaj.
Zoti Xhafa e vuri thkesin tek fakti se socialistet ne shtator do te hapin sesionin e nje beteje te re politike qe synon sipas tij te cmontoje pushtetin abuziv te kryeministrit aktual
“Është momenti për ta çmontuar pushtetin e tyre abuziv, për t’i larguar përfundimisht ATA nga rruga e Shqipërisë Europiane si shansi i vetëm për ta ndalur korrupsionin qeveritar, për ta ndalur copëtimin e territorit të vendit, për të ndalur plaçkitjen e pasurisë kombëtare, për të ndalur rrënimin ekonomik e social të vendit”, tha Xhafaj.
Paloka: Rama po bllokon statusin
Ndaj deklaratës së deputetit të PS, Fatmir Xhafaj, se dështimi në marrjen e statusit të kandidatit nuk është përgjegjësi e opozitës, ka reaguar Partia Demokratike.
Në një deklaratë për shtyp, deputeti Edi Paloka ka akuzuar lidershipin e PS se po bllokojnë qëllimisht votimin për heqjen e imuniteteve, për të penguar marrjen e statusit.
“Për PS kjo do të mbahet mend si dita e turpit. Pasi PD pranoi gjithçka nga SP, Edvin Rama urdhëroi bllokimin e draftit të tij, atë të heqjes së imuniteteve. Kjo bëhet për të bllokuar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë”, ka deklaruar Paloka.
Top Channel