
Milani synon të mbyllë merkaton me një mbrojtës të krahut të majtë, konsideruar si pika më e dobët e skuadrës aktuale.
Pas mbërritjes së De Jong, administratori i deleguar, Adriano Galliani, u shpreh se nuk do të ketë më asnjë blerje tjetër, por në të vërtetë kuqezinjtë janë duke punuar në prapaskenë për të përforcuar ekipin.
Dy emrat për të cilët po punohet për krahun e majtë janë Antonelli i Genoas, operacion që do të shoqërohet me largimin e Mesbah për në “Artemio Franchi”.
Ndërkohë, interesim ngjall edhe Federico Peluso i Atalantës, por për të kanë shfaqur interesim edhe Juventus me Palermon, prandaj blerja paraqitet më e vështirë.
Nuk përjashtohet edhe ndonjë surprizë nga jashtë, ndërsa spekulohet ende se mund të ketë një mbërritje të Kakasë, pavarësisht se diçka e tillë është mohuar kategorikisht më parë.
Top Channel