Mbyllet amnistia fiskale

31/08/2012 00:00

Ministria e Financave bën të ditur se të premten përfundon zyrtarisht
afati i amnistisë fiskale, për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.

Burime nga Ministria e Financave thanë për Top Channel se nuk do të ketë më shtyrje afati dhe data 31 gusht shënon fundin e procesit. Ndonëse ende nuk janë bërë publike të dhënat përfundimtare, pasi pritet përpunimi nga hipotekat, mësohet se deri në fund të muajit korrik janë rivlerësuar rreth 57 mijë pasuri të patundshme në gjithë vendit.

Në total sipas Ministrisë së Financave nga rivlerësimi janë mbledhur 2.55 miliardë lek ose 25 milionë dollarë, para të cilat kanë zbutur paksa mosrealizimet në mbledhjen e të ardhurave në buxhet. Sipas skemës së Ministrisë së rivlerësimi i pasurive u bë kundrejt pagesës së një takse prej 1 për qind për diferencën mes çmimit të blerjes së pronës dhe vlerës së saj aktuale në treg.

Kjo skemë u diktua për shkak të rritjes së fortë që kanë pësuar çmimet e banesave, që nga vitet e para të tranzicionit kur filluan edhe privatizimet e apartamenteve. Ligjet në fuqi detyrojnë individët që në rast se shesin shtëpinë të paguajnë 10 për qind taksë të diferencës mes çmimit të shitjejs dhe çmimit që kanë paguar kur i kanë privatizuar apo blerë këto shtëpi para disa vitesh.

Kjo bënte që për shumë individë, sidomos ata që i kanë blerë apartamentet në vitet e para të tranzicionit detyrimet që duheshin paguar në shtet në rast shitje të tyre të ishin shumë të larta. Për këtë qeveria miratoi skemën e rivlerësimit,  e cila ishte e vlefshme deri ne 31 mars,por mes pas qeveria vedosi te shtyjë afatin deri në 31 gusht, duke u mbeshtetur ne dy argumenta fluksin ne rritje te kerkesave per rivlersim ditet e fundit dhe mberritjen emigranteve gjate stines se veres. Pas dites se sotme nuk do te kete me asnje shtyrje afati dhe procesi quhet i mbyllur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB