Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore Kryeministri Berisha firmosi “Vendimin për përcaktimin e proçedurës së kalimit në pronësi të oborreve në përdorim”, që i hap udhë pronësisë së mijërave familjeve shqiptare mbi pronën e tyre.
Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e kryeministrit Erla Mëhilli tha se ky vendim i jep fund një herë e mirë mohimit të së drejtës që iu bë pronës private gjatë viteve të komunizmit.
“Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i proçedurës së kalimit në pronësi të sipërfaqeve për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë të shënuar në dokumentat e pronësisë së tyre cilësimin “oborr në përdorim”. Gjithashtu, ky vendim parashikon edhe regjistrimin e këtyre pasurive në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme. Autoriteti shtetëror i ngarkuar për kalimin e pronësisë së “oborreve në përdorim” në bazë të këtij vendimi është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila do të realizojë proçesin në afate të shkurtuara dhe vetëm në një zyrë”, ka deklaruar Mëhilli.
Termi “Oborr në përdorim” i referohet sipërfaqes së tokës në pronësi shtetërore, në funksion të një ndërtimi të ligjshëm për qëllime banimi. Kjo sipërfaqe toke përfshin tokën nën ndërtim dhe sipas rastit edhe tokën rreth saj, e cila sipas kuadrit ligjor përkatës duhet të rezultojë e lirë dhe e pazënë nga ndërtimet pa leje.
Për të përfituar pronësinë, qytetari duhe të plotësojë një formular ku jep të dhënat për sipërfaqen që kërkon të tjetërsojë. Ky formular duhet të paraqitet pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave drejtpërdrejt apo përmes postës rekomande.
Bashkë me kërkesën duhet të paraqiten edhe dokumente të tjera për të drejtën e pronësisë lëshuar nga zyrat për pasurinë e paluajtëshme, genplani i oborrit në përdorim, dokumente që provojnë se ndërtimi është kryer para datës 10.8.1991, apo dokumenti që provon pronësinë e mëparshme mbi oborrin në përdorim.
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave shqyrton dhe jep vendim brenda 30 ditëve, por jo më vonë se tre muaj nga data e paraqitjes së kërkesës.
Top Channel