Juventus, Llorente objektivi i 2013-s

31/08/2012 11:30

Pas prezantimit të sulmuesit Nicklas Bendtner në Torino, i cili përmbyll një merkato të fuqishme të Juventusit gjatë këtij sezoni, kampionët e Italisë kanë filluar të bëjnë planet për sezonin e ardhshëm.

Sipas rrjetit “Mediaset”, drejtori teknik i bardhezinjve, Beppe Marotta, është vendosur në gjurmët e Fernando Llorentes, blerja e të cilit nuk u mund të konkretizohej, pavarësisht bisedime të gjata disa-javore.

Megjithatë, sulmuesi bask ka shprehur qartë dëshirën e tij për një aventurë të re jashtë “San Mames” dhe me kontratën në skadim, në janar futbollisti do të jetë i lirë që të negociojë për veten e tij, pa marrë aprovimin paraprak të klubit.

27-vjeçari, i vlerësuar me 36 milionë euro nga spanjollet, nëse nuk do të rinovojë do të jetë një futbollist i lirë për sezonin e ardhshëm dhe Juventusi ka bazuar të gjithë strategjinë e tij tek ofrimi i një page shumë më të lartë nga ajo aktuale.

Nëse spanjolli do të mbërrijë me parametra zero, atëherë kampionët e Serisë A mund t’i lejojnë vetes të jenë dorëlëshuar tek paga, duke i ofruar një kontratë 4-vjeçare me 4,5 milionë euro në sezon, plus bonuse mbi paraqitjen aktuale dhe arritjet e klubit.

Top Channel