
Interi është hedhur i gjithi në sulm për të përforcuar radhët me një qendërsulmues, në këto orë të fundit të merkatos që mbyllet në fund të ditës.
Pasi objektivi kryesor i zikaltërve, Tomasso Rocchi i Lazios u konsiderua i pashitshëm nga drejtuesit e klubit kryeqytetas, tashmë vëmendja është zhvendosur tek dy futbollistë të tjerë të këtij klubi.
Interi ka paraqitur një ofertë prej huazimi me të drejtë blerje për Floccarin, i cili një vit më parë u huazua tek Parma dhe nuk konsiderohet si një futbollist i domosdoshëm nga trajneri Petroviç.
Ishte pikërisht futbollisti ai që prishi një marrëveshje prej 4,5 milionë eurosh për kalimin e tij tek Bolonja, disa ditë më parë, pikërisht prej dëshirës për të kaluar në një klub të madh si zikaltërit.
Ndërkohë, një alternativë është edhe çeku Libor Kozak, që ashtu si tek Lazio ku aktivizohet nga stoli, edhe në “San Siro” do të konsiderohej vetëm si një alternativë e përshtatshme e Militos.
Top Channel