Atletiko e Madridit është fituese e Superkupës së Europës pasi ka turpëruar në finale, fituesin e Champions Leagues, Celsin me rezultatin 4-1.
Ka zgjatur vetëm 45 minuta kjo finale në stadiumin “Luisi i II” në Montekarlo, mes dy skuadrave kampione të Champions Leagues, Celësit dhe Atletikos së Madridit, fitueses së Kupës Europa League.
I vetëm Radamel Falkao ka mahnitur këdo që ka ndjekur këtë ndeshje me tre golat spektakolarë që vulosën gjithcka.
Di Mateo e Simeone menduan të luanin me të njëjtën strategji që kishin luajtur finalet e tyre, por fituese doli skuadra spanjolle. Miranda në pjesën e dytë i dha goditjen e fundit Celsit me golin e katërt të shënuar në portën e Ceh, duke i dhënë edhe më shumë frymëmarrje skuadrës së tij për të administruar avantazhin.
Përpjekjet e bluve të Londrës, thjesht u shpërblyhen me golin e nderit të Kahill.
Me rezultatin 4-1, Atletiko Madridit risheh veten pas dy vitesh, sërish në majën e klubeve Europiane me trofeun e Superkupës, këtë herë edhe më të merituar, ndërkohë që Celësi i Di Mateos humbi të gjithë respektin e shkëlqimin që kishte marrë pas fitores së Champions League.
Top Channel