Banorët e fshatit Majkosh në Tepelenë u përballën me flakët që dogjën
një pjesë të madhe të faqes së kodrës ku është vendosur fshati.
Flakët që mbërritën nga dy drejtime dhe u favorizuan nga era dogjën qindra rrënjë ullinj, dardha, vreshta, dhe pemë të tjera frutore. Në familjen e Rahim Sadikaj zjarri dogji gjithë rezervat e dimrit dhe shumë rrënjë pemë.
Mijëra rrënjë ullinj numërohen të djegura në të gjithë territorin e qarkut të Gjirokastrës ndërsa në shumë fshatra si në Kamcisht dhe Zhapokikë u dogjën të gjitha pronat që rrethojnë këto zona pasi zjarrfikëset nuk kanë arritur dot të mbërrijnë në këto zona. Zjarret shkrumbuan të gjitha ullinjtë e fshatit Finiq, në Delvinë ndërsa shkrumbuan gjithë territorin e Parkut Kombëtar Arkeologjik të Finiqit.
Policia ka ndaluar si zjarrvënës më shumë se 10 persona në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa asnjë prej tyre ende nuk është dënuar nga gjykata.
Top Channel