Spanjë, krahina e Valencias kërkon ndihmë

30/08/2012 16:20

Krahina e Valencias në Spanjë pranoi se është në rrezik falimentimi, ndërsa kërkoi nga qeveria qendrore një hua më të madhe nga sa ishte spekuluar.

Rajoni kërkoi zyrtarisht të enjten 4,5 miliardë euro për të përballuar kostot e administratës dhe projekteve të tjera rajonale, duke rënduar edhe më shumë krizën që ka përfshirë një prej vendeve më të mëdha të Europës.

Më parë, edhe krahina e mbytur në borxhe e Katalonjës kërkoi një hua urgjente prej pesë miliardë eurosh prej qeverisë qëndrore spanjolle.

Këtë verë, një fond prej 18 miliardë eurosh u vendos në dispozicion nga Madridi për të ndihmuar 17 rajonet e tij autonome, shumë prej të cilëve me një gjendje alarmante të financave.

Vetë krahina e Katalonjës me qender Barcelonen eshte më e pasura në vend dhe sjell në arkat e shtetit 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Spanjës.

Rrënimi i finacave së disa qeverive rajonale spanjolle vjen ndërsa të dhënat tregojnë se ekonomia e Spanjës vazhdon të tkurret, me një rënie prej 0,4%, në tremujorin prill-qershor.

Tremujori i parë i vitit gjithashtu shënoi një recesion prej 0,3%, ndërsa shenjat tregojnë se ekonomia është në rënie edhe gjatë këtij semestri të tretë të vitit.

Më parë gjatë vitit, Spanja kërkoi një hua prej 100 miliardë eurosh nga Bashkimi Europian, duke rritur skepticimin dhe spekulimet se vendi me papunësinë më të lartë brenda BE-së mund të pësojë një kolaps të ngjashëm me atë të ndodhur në Greqi,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA