Shorti i Champions League

30/08/2012 18:50

Është hedhur shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Në Monte Carlo janë përcaktuar tetë grupet me nga katër skuadra që do të nisin “luftën” për trofeun më të rëndësishëm europian për klube.

Real Madrid, Manchester City, Ajax dhe Borussia Dortmund, katër ekipe kampione në Spanjë, Angli, Hollandë dhe Gjermani, janë së bashku në grupin D duke formuar “Grupin e Ferrit.”

Kampionët në fuqi të Europës, Blutë e Chelsea, do të luajnë ndaj bardhezinjve të Juventusit në grupin E, aty ku bëjnë pjesë edhe Shakhtar Donetsk dhe Nordsjelland.

Ja të gjitha grupet e Champions League:

Grupi A: Porto, Dinamo Kiev, PSG, Dinamo Zagreb

Grupi B:
Arsenal, Schalke 04, Olympiakos, Montpellier

Grupi C:
Milan, Zenit, Anderlecht, Malaga

Grupi D:  Real Madrid, Manchester City, Ajax, Borussia Dortmund

Grupi E: Chelsea, Shakhtar Donetsk, Juventus, Nordsjelland

Grupi F: Bayern Munchen, Valencia, Lille, Bate Borisov

Grupi G: Barcelona, Benfica, Spartak Moska, Celtic

Grupi H: Manchester United, Braga, Gallatasaraj, Cluj

Iniesta shpallet lojtari i vitit

Menjëherë pas hedhjes së shortit, UEFA ka përcaktuar edhe lojtarin e vitit europian. Tre kandidaturat ishin lehtësisht të zgjedhshme nisur nga paraqitjet e tyre në sezonin e shkuar.

Ata ishin Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Andres Iniesta. Votimi, i cili u bë menjëherë në sallë nga 53 gazetarët e pranishëm, ia dha këtë trofe një nga yjeve të Barcelonës, Andres Iniesta.

Spanjolli ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në edicionin e shkuar në Primera Division me Barcelonën, por gjithashtu ka qenë protagonist i Europianit të këtij viti, ku skuadra e tij përfaqësuese, Spanja, u shpall kampione.

Gjithashtu, Andres Iniesta vlen për t’u përmendur se është një ndër kandidatët më të fortë edhe për trofeun e Topit të Artë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA