Rubio, trajneri i ri i Flamurtarit

30/08/2012 00:00

Hulian Rubio është trajneri i ri i Flamurtarit. Klubi vlonjat ka bërë zyrtare gjithçka ditën kur trajneri spanjoll kishte vendosur të largohej për në Spanjë pas mungesës së arritjes së marrëveshjes me Tiranën për të vazhduar.

Paraditen e së enjtes ai ka qenë i pranishëm në ambientet e klubit i shoqëruar nga presidenti Gjika dhe drejtues të tjerë të skuadrës Flamurtari.

“U ndamë shumë miurë me drejtuesit e Tiranës dhe tani kam firmosur një kontratë 1-vjeçare me Flamurtarin. Dua të falenderoj tifozët e Tiranës për mbështetjen dhe gjithçka kanë bërë për mua deri më tani, por ka ardhur momenti që të bëj për vete tifozët vlonjatë. Do të jem i pranishëm në stërvitjen e pare, por nuk do ta drejtoj unë pasi ende nuk e njoh mirë skuadrën dhe lojtarët. Vlora më ngjan pak me qytetin tim Seviljen, vetëm se nuk ka det atje, por lumë. Sa i përket objektivave unë kam ardhur në Vlorë për të fituar ndeshje. Titullin kampion nuk e siguron askush e nuk mund ta siguroj as unë, por do jap maksimumin që të fitojmë sa më shumë”, theksoi Rubio.

Hulian Rubio qëndroi diçka më shumë se një vit në krye të pankinës bardheblu, ku arriti të fitojë tre trofe, por mbi të gjitha veç elozheve për spanjollin ajo që shumë u përfol ishin kërkesat e tij shumë të larta financiare, një nga arsyet edhe për mos arritjen e marrëveshjes për të vazhduar si trajner i Tiranës.

Top Channel