Formula 1/Pas fitores së tij të parë, Antonelli: Thuajse pësova infarkt në fund…tani, garat me radhë
Milani është hedhur në sulm në këto orë të fundit të merkatos verore, për t’i siguruar Allegrit një emër të rëndësishëm në mesfushë, nisur edhe nga nisja zhgënjyese e këtij sezoni nga ana e kuqezinjve.
Në shënjestër është mesfushori holandez, Nigel De Jong. Mediat italiane flasin për një marrëveshje mes lojtarit dhe Milanit e se tashmë po negociohet me Manchester City-n për të bindur drejtuesit e Citizens ta lëshojnë atë.
City pritet të dorëzohet përballë ofertës së Milanit duke qenë se vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u transferuar, shto këtu edhe skadimin e kontratës së tij në vitin 2013. Aktualisht, drejtuesit e skuadrës së sheikëve kërkojnë 8 milion euro, ndërsa përflitet që oferta e Milanit është shumë më pak.
Top Channel