Milan blen Nigel de Jong
30/08/2012 20:20
Nigel de Jong është lojtari më i ri i Milanit. Kuqezinjtë kanë arritur të bindin Manchester City për të hequr dorë nga mesfushori hollandez në këmbim të 3.5-4 milionë euro, ndërkohë që klubi anglez kërkonte 8 milionë euro.
27-vjeçari ishte futbollisti që Massimiliano Allegri priste për të plotësuar skuadrën në kuadër të sezonit që sapo ka nisur.
De Jong do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me Milanin.
Pas M’Baye Niang dhe Bojan Krkic, De Jong është futbollisti i tretë që i bashkohet Milanit në tre ditët e fundit.
Top Channel