“Lufthansa” shpall grevë të premten

30/08/2012 15:50

Stafi i brendshëm i avionëve të gjigantëve gjermanë të fluturimeve, “Lufthansa”, shpalli një grevë të përgjithshme gjashtë orëshe ditën e premte.

Lajmi u komunikua nga sindikata e punëtorëve, që kishte vendosur të mbante një grevë që të mërkurën, pasi bisedimet me kompaninë për rritjen e pagës kishin dështuar.

Më parë, sindikata kishte kërkuar një rritje page prej 5% për pilotët dhe asistentët e fluturimit, por “Lufthansa” kishte ofruar një përmirësim prej vetëm 3,5%.

Gjithashtu, punonjësit janë të pakënaqur për mosmbajtjen e premtimit për bileta më të lirë për ta, në udhëtimet që kryejnë me kompaninë jashtë shërbimit.

”Lufthansa” ka rreth 19 mijë punëtorë brenda kabinës së avionëve dhe sindikata përfaqëson dy të tretat e tyre.

Në njoftimin e bërë, sindikata paralajmëroi se greva mund të shkaktojë probleme për qindra fluturime gjatë ditës.

Nuk ka konfirmim nëse udhëtimi i përditshëm nga Tirana drejt Mynihut dhe anasjelltas, i “Augsburg Airlines”, pjesë e “Lufthansa”-s, do të ndikohet nga kjo grevë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA