Londër, hapen Lojrat Paraolimpike

30/08/2012 03:30

Mbretëresha i ka shpallur Lorjat Paraolimpike Londër 2012 zyrtarisht të hapura, gjatë një ceremonie spektakolare të ndjekur nga rreth 80 mijë spektatorë.

Medalistja e parë e artë e Paraolimpikeve të Britanisë, Margaret Maughan, 84 vjeç, pati nderin të ndizte flakën që shënon nisjen e garave.

Ndërsa kreu i evenimentit, Lordi Coe i tha turmës: “Përgatituni të frymëzoheni, përgatituni për të lëvizur dhe për të garuar”.

Më herët, atletët parakaluan rreth Stadiumit Olimpik, me paraolimpikët britanikë që hynë të fundit, duke sjellë brohorima të mëdha.

Ceremonia e hapjes shënoi nisjen e garës 11-ditore të 4200 atletëve nga 164 vende, përfshirë këtu 300 nga vendi organizator.

Basketboll për të paralizuarit, qitje, not dhe garë me biçikleta janë mes sporteve që do të shënojnë ditën e parë.

Për herë të parë Shqipëria, do të ketë një pjesëmarrës në këto lojra, dhe ai është Haki Doku, nga Kruja por që jeton prej mëse 15 vitesh në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA