Kina nënshkroi një marrëveshje për blerjen e 50 avionëve “Airbus”, nga gjiganti i aeronautikës europiane.
Vlera e kësaj marrëveshje llogaritet në 3,5 miliardë dollarë dhe është pjesë e marrëveshjeve tregëtare të firmosura nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Kryeministri kinez, Wen Jiabao, gjatë vizitës dy-ditore në Pekin.,
Një marrëveshje për ngritjen e një impianti për prodhimin e pjesëve të “Airbus” në Kinë u firmosur gjithashtu, në bazë të raportimit të Agjensisë Kineze të Lajmeve, “Xinhua”.
Nga ana e tij, Kryeministri Jiabao, deklaroi në konfernecën e përbashkët për shtyp gjatë së enjtes se vendi i tij do të vazhdojë të investojë në Bashkimin Europian dhe të ndihmojë vendet e Eurozonës që të dalin nga kriza në të cilën janë përfshirë.
“Kina do të shtojë komunikimin me Bashkimin Europian, Bankën Qendrore Europiane, bankat qendrore të vendeve kryesore të Eurozonës në mënyrë që të ndihmojë vendet e BE-së të dalin nga kriza e borxhit”, tha kryeministri Jiabao.
Më parë gjatë vitit, Kina kishte bojkotuar avionët “Airbus” në favor të rivalëve amerikanë, “Boeing”, si shenjë mosaprivimi ndaj imponimit prej BE-së të një rregullore strikte mbi emetimet e karbonit nga linjat ajrore, çka përjashtoi disa linja kineze nga fluturimet e tyre në Europë.
Kjo është vizita e dytë e Merkel në Kinë brenda këtij viti. E para e zhvilluar në muajin shkurt, hodhi bazat për nisjen e konsultimeve ndërqeveritare mes dy vendeve.
Top Channel