BE studion me kujdes vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA për tarifat e Trump, marrëveshja tregtare transatlantike përballet me pasiguri Një mijë kurse falas për të huajt në timon dhe konsulenca shumëgjuhëshe teknike dhe legale për sigurinë në makinë.
Eshte kjo nisma, e para e ketij lloji ne Europe, qe synon te frenoje nje fenomen shqetesues te viteve te fundit. Ne rruget dhe autostradat italiane te huajt me banim ne Itali shkaktojne dhe pesojne nje numer teper te madh aksidentesh.
Eshte llogaritur qe ndersa 6,4% e italianeve çdo vit jane te perfshire ne aksidente rrugore, mes te huajve kjo perqindje eshte e dyfishuar, arrin ne 13,4%. Me te prekurit jane egjiptianet, peruanet dhe shqiptaret. Aktualisht ne Itali jane 225 mije shqiptaret qe kane patenta italiane.
Specialistet mendojne se aresyeja e aksidenteve te shumta rrugore te te huajve eshte mungesa e pervojes se gjate ne timon dhe nje pergatitje e pamjaftueshme. Nder 2 milione e gjysme te huajt qe kane patente ne Itali, gati gjysma e ka marre ate ne vendet e origjines dhe e ka konvertuar.Nisma e fundit, synon te lehtesoje disi bilancin shume te rende te aksidenteve rrugore ne Itali. Vetem vitin e kaluar kane humbur jeten 3.800 persona dhe kane mbetur te plagosur 292.000 te tjere, me nje shpenzim per shtetin qe i kapercen te 30 miliarde eurot, nje shume e barabarte me 2% te prodhimit te brendshem bruto italian.
Top Channel