Iniesta, Lojtari më i mirë i vitit në Europë
30/08/2012 19:10
Andres Iniesta ka fituar çmimin “Lojtari më i mirë i vitit në Europë” për sezonin 2011-2012.
Cmimi që jepet nga UEFA i është dorëzuar lojtarit spanjoll në Monte Karlo pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve.
Mesfushori i Barcelonës fitoi Euro 2012 me Spanjën dhe ky titull e ndihmoi të merrte çmimin para argjentinasit Leo Messi dhe portugezit Cristiano Ronaldo.
Edicioni i parë i këtij çmimi u fitua pikërisht nga Messi, vitin e kaluar.
“Lojtari më i mirë i vitit UEFA” zgjidhet me votat e 53 gazetarëve, një nga secili vend federata e të cilit bën pjesë në UEFA.
Top Channel