Bllofi Berbatov, as Juve as Fiorentina, zgjedh Fulhemin

30/08/2012 00:00

As Juventus, as Fiorentina! Dimitar Berbatov vendos të ndërrojë fanelë, por jo kampionat. 31-vjeçari bullgar vendos të qendrojë në Angli.

Sulmuesi bullgar refuzoi më parë Fiorentinën për Juventusin, e më pas bardhezinjtë për Fulhemin. Skuadra londineze i ofroi një kontratë më të mirë nga 1.8 milion eurot e ofruara si nga Fiorentina për një kontratë 3-vjeçare, ashtu dhe nga Juventusi për 2 vite.

Të premten, në ditën e fundit të merkatos verore, Berbatov do të udhëtojë drejt Londrës për të kryer vizitat mjekësore e më pas për të firmosur kontratën, detajet e së cilës pritet të bëhen publike në orët në vazhdim.

Ajo që pritet tashmë është rikthimi i Juventusit në merkato për të siguruar një sulmues dhe alternativa e së mërkurës, në rast dështimi të bisedimeve me Berbatov (që ndodhi), ishte sulmuesi i Arsenal, Niclas Bendtner.

Mediat britanike flasin për një akord me sy skuadra dhe se nuk mungon as pëlqimi i vetë sulmuesit danez.

Top Channel