BE studion me kujdes vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA për tarifat e Trump, marrëveshja tregtare transatlantike përballet me pasiguri
Tragjedi në brigjet e Australisë. Një varkë me të paktën 150 azil-kërkues nga Lindja e Azisë që ishin drejtuar për në jug, drejt tokës australiane, u mbyt në afërsi të Christmas Island në Oqeanin Indian.
Alarmi është dhënë nga autoritetet australiane dhe ato indoneziane. Për momentin, mediat australiane flasin për 144 të vdekur dhe vetëm 6 të mbijetuar nga tragjedia.
Ministri i Brendshëm australian, Jason Clare konfirmoi numrin e të shpëtuarve, ndërsa shtoi se pjesa tjetër e pasagjerëve të varkës rezulton e zhdukur.
Forcat e rojes bregdetare australiane dhe ato indoneziane janë përfshirë në një operacion të gjërë për të gjetur të mbijetuar në një rreze prej disa kilometrash nga zona ku mendohet se është fundosur anija me klandestinë.
Top Channel