Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam
270 minatorë të minierës së Marikanas në Afrikën e Jugut do të përballen me akuzën e vrasjes së 34 kolegëve të tyre gjatë protestave të përgjakshme të ndodhura pak ditë më parë.
Korespondenti i BBC-së nga Afrika e Jugut thotë se ky është vendimi i autoriteteve të cilat do të ngrënë akuzat ndaj minatorëve protestues dhe jo ndaj policisë që qëlloi me armë drejt tyre, pasi sipas autoriteteve, veprimet e policisë do të hetohen nga një komision i posaçëm që do të ngrihet në ditët në vazhdim.
270 minatorët e akuzuar ndodheshin mes turmës së minatorëve protestues ditën e përleshjes me policinë të armatosur me kama. Policia hapi zjarr ndaj minatorëve duke lënë të vdekur 34 prej tyre.
264 prej të akuzuarve u paraqitën në gjykatën e kryeqytetit Pretoria,
ndërsa 6 të tjerë qendrojnë në gjendje arresti në spital, ku vazhdojnë
të kurohen për plagët e marra gjatë protestave.
Incidenti shkaktoi zemëratë në vend dhe presidenti Jacob Zuma shpalli 7 ditë zie. Policia argumentoi se ishte provokuar e para, ndaj hapi zjarr ndaj protestuesve, por nga hetimet paraprake dhe autopsia e kufomave, doli një raport që tregonte se pjesa më e madhe e tyre kishin marrë plumba pas shpine, që do të thotë se ishin duke iu larguar forcave të policisë kur janë vrarë.
Top Channel