Romney merr bekimin e republikanëve

29/08/2012 00:00

Mitt Romney është zyrtarisht kundërshtari i presidentit amerikan Barack Obama në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 6 nëntor në Shtetet e Bashkuara.

Kandidati republikan mbërriti në fundin e garës kualifikuese brenda llojit dhe mori bekimin në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve që u mbajt në Tampa të Floridas.

Delegatë republikanë nga të gjitha shtetet amerikane premtuan votën e tyre për ish-guvernatorin e Masacusetsit. Që të merrte statusin e kandidatit zyrtar, Romney duhej të siguronte besimin e 1144 delegatëve. Pas marrjes së këtij besimi, formalisht u caktua kongresmeni i Uiskonsin, Paol Ryan si kandidat për zv/president.

Nga sondazhet e kohëve të fundit, pritet një garë e ashpër mes republikanëve dhe demokratëve në zgjedhjet e nëntorit, pasi diferenca mes Romney-t dhe Obama-s është në pak pikë përqindje.

Kuvendi Kombëtar i Republikanëve nisi me një ditë vonesë për shkak të stuhisë “Isaac”, që ditën e hënë kaloi mbi Tampa, por pa shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe as viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA