U bënë të famshëm në interpretimin pasionant të filmit “Nëntë javë e gjysmë” në vitin 1986 e pas 26 vitesh Mickey Rourke dhe Kim Basinger janë parë së bashku në sheshxhirimin e filmit ‘Black November’, të dielën e kaluar.

Vitet kanë kaluar për të dy, por bjondia 58-vjeçare duket shumë më në formë se kolegu i saj 59-vjeçar.

Pas karrierës si boksier në vitet ’90, Rourke ka thënë për ‘Daily Mail’ se shkoi tek “njeriu i gabuar” për të rregulluar sërish fytyrën.

Kim dhe Mickey kanë punuar së bashku edhe në filmin ‘The Informers’ të vitit 2009, por nuk patën asnjë skenë së bashku në film. Nuk dihet ende nëse në filmin ‘Black November’ do të kenë skena të përbashkëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA