" /> ">

“Rezistenca Frontale 55 ditore”

29/08/2012 00:00

Përkujtohet në Konispol ajo që njihet si “Rezistenca Frontale 55 ditore”  kundra nazizmit gjerman, nga 5 Gushti deri më 28 Shtator të vitit 1943.

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Konispolit morën pjesë banorë të shumtë të zonës dhe familjarë të atyre që ishin pjesë e kësaj rezistence.  

Në fjalën e tij përshëndetëse kreu PDIU-s Shpëtim Idrizi tha se shqiptarët e Camërisë matanë e këtej kufirit luftuan bashkarisht për të frenuar marshimin e nazistëve.

“Janë këta burra dhe gra që luftuan për sprapsjen e nazistëve, janë këta burra e gra që vensosën Shqipërinë për të parën herë në boshtin fitues dhe ne u jemi atyre shumë mirënjohës”, deklaroi kreu PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Këshilli bashkiak i Konispolit ka vlerësuar me titullin “Mirënjohja e Konispolit pas vdekjes pjestarët e rezistencës frontale 55 ditore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB