Punonjësit e “Lufthansa” shpallin grevë

29/08/2012 15:55

Stafi i avionëve të kompanisë gjermane “Lufthansa” lajmëroi se do të hyjë në grevë, mundësisht që ditën e enjte, pasi bisedimet për rritjen e pagës nuk rezultuan të suksesshme gjatë javës.

”Do të shkojmë në grevë duke nisur nga dita e nesërme, në rastin më të hershëm”, deklaroi kreu i sindikatës së punonjësve të “Lufthansës”, Nicoley Baublies.

Problemet midis kompanisë më të madhe të fluturimeve në Gjermani dhe punonjësve të saj kanë lindur që prej fillimit të 2012-s, kur u konfirmua se si rrjedhojë e rënies së fitimeve, do të shkurtohen 3 500 vende pune.

Si rrjedhojë e përballjes së re me sindikatën, aksionet e “Lufthansës” pësuan një rënie prej 1,8% gjatë të mërkurës, në bursën e Frankfurtit, rënia më e madhe historike brenda një dite të vetme.

Është ende e paqartë se cila mund të jetë natyra e grevës dhe dëmi ekonomik që ajo mund t’i shkaktojë kompanisë së fluturimeve.

Sindikata kërkon një rritje page prej 5% për stafin që punon brenda avionit, pas tre vitesh që nuk përmirësohet rroga, me pretendimin se tashmë punonjësit fitojnë më pak se në 2009-n, si rrjedhojë e inflacionit.

Kërkesa nuk u shtri edhe për stafin e aeroporteve, duke u përqendruar vetëm për pilotët dhe ndihmëset e fluturimit.

Oferta e fundit e “Lufthansës” ishte një rritje page prej vetëm 3,5%, por kjo u refuzua prej sindikatës, e cila proteston edhe për moszbatimin e një premtimi, për transferimin e punonjësve me çmime më të lira në destinacione të ndryshme jashtë punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA