Londër, në pritje të lojërave paralimpike
29/08/2012 00:00
Sonte në Londër zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Paralimpike të cilat organizohen dy javë pas lojërave olimpike.
Në to do të marrin pjesë mbi katër mijë sportistë me aftësi të kufizuara fizike nga 250 vende të botës përfshi edhe një sportist nga Shqipëria.
Korespondenti i Top Channel në Londër, Arben Manaj njofton se ceremonia do hapet nga Stephen Hawkin, do të pasojë me një demostrim nga ajri me avionë të drejtuar nga pilotë paraplegjikë.
Në ceremoni do marrë pjesë mbretëresha Elisabetë dhe princi William. Për herë të parë në këto lojëra përfaqësohet edhe Shqipëria, nëpërmjet Haki Dokut në disiplinën e çiklizmit.
Top Channel