Juventus mendon për Niklas Bendtner

29/08/2012 14:10

Tre ditë nga përfundimi i merkatos, Juventus po kërkon të përforcojë repartin e sulmit dhe objektivi kryesor duket se është Niklas Bendtner.

Sulmuesi 24-vjeçar danez duket më pranë se kurrë pasi Fernando Llorente, objektivi i madh i merkatos së verës së klubit torinez, do të qëndrojë në Spanjë për faj të Bayern Munchen.

Klubi bavarez ka blerë për 40 milionë euro Javi Martinez nga Athletic Bilbao dhe tashmë spanjollët nuk kanë më nevojë për para’.

Bendtner, lojtar që është në pronësi të Arsenalit, mund të bashkohet me Juventus me formulën e huazimit sipas mediave italiane.

Top Channel