Inter, Moratti i kënaqur me skuadrën

29/08/2012 16:00

Fundjavën e kaluar u luajtën ndeshjet e para të Serisë A ku Interi nisi sezonin në transfertë ndaj skuadrës së Pescaras.

Zikaltërit fituan me lehtësi me rezultatin 3-0. Por më e rëndësishme në këtë sfidë ishte paraqitja. Një skuadër e rinovuar, me shumë elementë të rinj në të që nën drejtimin e trajnerit Stramacioni, bindën.

Fitorja kënaqi edhe presidentin zikaltër, Massimo Moratti. Në deklaratën e parë për ndeshjen, presidenti zikaltër u shpre i kënaqur me paraqitjen dhe shprehu urimin që ndeshje të tilla të vazhdojnë për gjatë gjithë sezonit.

Më pëlqeu ndeshje dhe shpresoj që të vazhdojmë përpara kështu, tha ai, duke vlerësuar më tej edhe nisjen perfekte të aventurës së Cassano-s me Interin. Barezi u tregua vendimtar dhe përvec lojës së mirë dhe kombinimet mes Sneijder, dhuroi edhe asistin e golit të dytë të shënuar nga Milito.

Top Channel