“Bin Laden vrau veten”

29/08/2012 17:05

Një libër i një prej ushtarëve të forcave speciale, të cilat eliminuan në maj 2011 liderin e Al-Kaedës, Osama bin Laden, kundërshton versionin zyrtar të vdekjes së tij.

“Associated Press” ishte ajo që publikoi lajmin ditën e mërkurë, pasi arriti të siguronte një kopie përpara botimit të një libri të paautorizuar prej sulmit.

Mësohet se autori i librit është një prej gjashtë anëtareve të forcave speciale që hynë brenda banesës së Bin Laden.

Sipas librit, kreu i terrorizmit botëror u gjet i vdekur nga ushtaraët amerikanë, i qëlluar disa herë brenda dhomës së tij të gjumit.

Besohet se Bin Laden kreu vetvrasje në momentin kur pa se ushtarët po shpërthenin derën e shtëpisë së tij, ndërsa sipas versionit zyrtar, ai u qëllua me një plumb të vetëm dhe më pas trupi i tij u hodh në det, në mënyrë që të mos bëhej një vend pelegrinazhi për miliona muslimane ekstremistë që e konsiderojnë si një hero të kauzës së tyre.

Libri u shkrua nën pseudonimin Mark Owen dhe ekzistenca e tij u mësua vetëm ditën e martë, pasi “Fox News” zbuloi emrin e vërtetë të autorit, ndonëse identiteti vazhdon të mbahet i fshehtë.

Burimet ushtarake konfirmuan se libri nuk është shikuar më parë nga Pentagoni apo CIA, për të censuruar përmbajtjen e mundshme të sekreteve shtetërore dhe si i tillë, autori mund të përballet me një procedim për këto akuza në të ardhmen.

Top Channel