Assad: T’i japim fund kësaj gjendjeje

29/08/2012 00:00

Bashar al Assad jo vetem nuk ka ndermend te diskutoje largimin nga
posti, por perkundrazi, duket i pergatitur te vazhdoje shtypjen e
pergjakshme te rebelimit me shume se nje vjecar ndaj regjimit te tij.

Kete le te kuptohet deklarata e fundit e presidentit sirian, qe ne nje interviste dhene televizionit pro-qeveritar al-Dunya , tha se qeverise se tij i lipset me shume kohe per te fituar betejen kunder terroristeve.

“Duhet patjeter kohe per t`i dhene fund te gjithe kesaj. Megjithate, mund ta permbledh situaten me nje fjali te vetme: po bejme perparime. Gjendja ne terren tani eshte me mire, ama nuk ka ende nje perfundim. Per kete duhet kohe”, tha Assad.

Assad e hodhi gjithashtu poshte si “jorealiste” idene e krijimit te korridoreve te sigurta humanitare brenda sirise, duke iu pergjigjur keshtu nje propozimi te ministrit te Jashtem turk Ahmet Davutoglu per strehimin e refugjateve e shperndarjen e ndihmave.

“Do bejme hapa mbrapa per shkak te injorances se disa zyrtareve turq apo do te perqendrohemi tek marredhenia jone me popullin e turqise, sidomos me ata njerez qe qendruan perkrah nesh gjate krizes dhe nuk u lekunden nga mediat e materialet e propagandes? Si thoni ju?, tha Assad.

Sipas aktivisteve te opozites, ushtria siriane ka ndermarre ofensiva ne mbare vendin per te rifituar kontrollin e zonave te kontrolluara nga rebelet. Bombardime te medha raportohen ne Aleppo dhe provincen veri-perendimore te Idlibit. Assad vazhdon t`i meshoje idese se qeveria e tij eshte angazhuar ne nje beteje si rajonale, ashtu dhe nderkombetare, ndersa dezertimet e fundit te disa zyrtareve qeveritare e ushtarake, i pershkroi si “spastrim” te Sirise nga njerez te cileve u mungon ndjenja e patriotizmit.

Top Channel