Ann: Mitt Romney, nuk do t’ju zhgënjejë

29/08/2012 00:00

Bashkëshortja e kandidatit republikan për Shtepine e Bardhe u ngjit ne
podiumin e Konventes Republikane për t’i treguar amerikaneve se duhet të
votojne Mitt Romney-n per Shtepine e Bardhe.

Ne nje fjalim emocional, Ann Romney pershkroi jeten e saj 44-vjeçare ne krah te te shoqit, rrefeu veshtiresite e shumta te kaluara ne rini e permendi cilesite e tij si njeri, si bashkëshort, si biznesmen dhe si udhëheqës.

“Nuk mund t`ju them se cfare ndodh pergjate kater viteve te ardhshme. Por ajo qe une mund te bej, eshte te qendroj sot ketu perpara jush si bashkeshorte, si nene, si gjyshe, si qytetare e ketij vendi e te bej kete zotim solemn: ky njeri nuk do te deshtoje. Ky njeri nuk do t`ju zhgenjeje. Ky njeri do ta lartesoje Ameriken, sepse cdo dite zgjohet me vendosmërinë për të zgjidhur problemet që të tjerët thonë se nuk zgjidhen dot”, tha Ann Romney.

63-vjeçarja, qe mund te kthehet ne Zonjen e Pare te Shteteve te Bashkuara, foli per martese reale, jo nje rrefenje librash.

“Kam lexuar per dicka te tille, por dua t`ju them se ne historite qe tregohen aty nuk ka pasdite te gjata e te zymta dimri me shi, ne nje shtepi me 5 djem qe ulerijne. Nuk ka asnje kapitull per sklerozen e shumefishte apo kancerin e gjirit. Ajo qe kemi une dhe Mitt eshte nje martese mese e vertete”, tha Romney.
 
Fjalimi i transmetuar ne fashen orare kryesore, synoi te shpaloste anen njerezore te republikanit qe ne kete drejtim, sondazhet e opinionit e radhisin pas Obames. Ish-guvernatori i Massachusestsit do te sfidoje presidentin demokrat ne zgjedhjet e nentorit.

Anketat tregojne se dy rivalet jane shume prane njeri-tjetrit. Fjalimin e tij perpara konventes, Romney do ta mbaje te enjten. Kjo eshte perpjekja e dyte e 65-vjeçarit per Shtepine e Bardhe, pas nje tentative te pasuksseshme ne 2008-ten.

Top Channel