Kushte të paqëndrueshme atmosfetike dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte Një vatër zjarri në masivin malor të Dajtit ka të paktën tre ditë që
vazhdon të shkatërrojë pyllin pa u vënë dot nën kontroll të plotë.
Gjatë mëngjesit të së martës edhe helikopteri i ardhur nga Turqia shkarkon ujë për të ndalur zgjerimin e këtij perimetri të zjarrit që mendohet të ketë ardhur nga një zjarrvënie të qëllimshme nga barinjtë e fshatit Qafë-Mollë. Pasi prej dy ditesh zjarri ka djegur ne anen lindore te malit, të martën në mengjes kaloi ne pjesen e dukshme nga Tirana.
“Kemi një vatër zjarri, e cila është aktivizuar para tre ditësh. Gjithë drejtoria e Shërbimit Pyjor është në gatishmëri për të bërë mundur izolimin e kësaj vatre zjarri, njëkohësisht edhe forcat e Ushtrisë, së bashku me ndërhyrjen nga ajri, po bëjnë të mundur izolimin e kësaj vatre zjarri. Ajo cfarë është më e rëndësishme, dua të them që po digjen sipërfaqet barishtore, për momentin nuk kemi dëm ekonomik, nuk po digjet pylli, nuk po digjet asnjë lloj druri pyjor”, tha shefi i Parkut Kombëtar të Dajtit, Lutfi Miftari.
Kreu i ketij Sherbimi shprehet se Parku Kombetar i Dajtit nuk ka asnje rrezik dhe se zona eshte e izoluar.
“Atëherë ju them me garanci të plotë, që nuk ka rrezik Parku Kombëtar. Ne i kemi mbajtur gjithnjë nën vëzhgim këtë vatër zjarri dhe po e vëzhgojmë akoma më tej. Po e bën shumë të pamundur ndërjhyrjen nga toka, pasi terreni është shumë i vështirë, megjithatë ju garantojmë që nuk përbën asnjë lloj rreziku për Parkun Kombëtar”, tha Miftari.
Mali i Dajtit u perfshi gjate kesaj vere nga disa zjarre te njepasnjeshme, por edhe pse mendohen te qellimshme, ende nuk eshte ndaluar askush per te mbajtur pergjegjesine ligjore.
Zjarret, fotografitë e NASA-s
Në vend vazhdojnë të digjen edhe të paktën 30 vatra zjarri, siç vërtetuan imazhet e publikuara ditën e martë nga NASA (Agjensia Hapsinore Amerikane).
Fotot e marra prej saj nga sateliti shoqërohen edhe me shpjegime mbi situatën në Shqipëri.
NASA shkruan se 148 hektarë vreshta dhe ullinj janë djegur deri tani. Zjarret sipas saj kanë qenë të vështirë për t’u shuar për shkak të terrenit të skajshëm dhe paaksesueshëm.
Ndërkohë, në zonat veriore, zjarret janë duke kërcënuar edhe dy fshatra, duke shkaktuar kështu evakuime.
Sipas Drejtorisë së Kontrollit të Zjarreve, thuhet se një pjesë e tyre janë vendosur në mënyrë të qëllimshme në fusha të qarta.
Top Channel