Tibet, i vënë zjarrin vetes dy të rinj

28/08/2012 09:35

Dy adoleshentë tibetianë kanë humbur jetën pasi i kanë vënë flakën vetes në provincën e Siçuanit, kanë bërë të ditur aktivistët lokalë për mediat amerikane.

Murgu Lobsang Kalsang, 18 vjeç, dhe shoku i tij Damchoek, 17, i vunë flakën vetes të hënën në mëngjes, ka bërë të ditur grupi Free Tibet.

Ngjarja ndodhi jashtë një manastiri në kontenë Aba, ku janë verifikuar edhe shumica e zjarrvënieve, që kanë arritur në 51 raste duke filluar nga vitit 2009.

Mediat e huaja janë të ndaluara të futen në rajon, duke e bërë të vështirë verifikimin e informacionit. Mediat shtetërore kineze kanë konfirmuar disa nga zjarrvëniet, por jo të gjitha.

Më shumë se gjysma e atyre që i kanë vënë zjarrin vetes dyshohet se kanë vdekur. Dy adoleshentët ndërruan jetë mbrëmjen e së hënës pasi ishin dërguar në spital nga autoritetet kineze.

Ata po bërtisnin parulla kundër regjimit kinez dhe politikave të tij në Tibet teksa trupat e tyre digjeshin, ka bërë të ditur Radio Free Asia, që citon dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA