Tajfuni në Kore, 31 peshkatarë të humbur
28/08/2012 04:05
Tajfuni që ka goditur Korenë e Jugut ka bërë që 31 peshkatarë kinezë të konsiderohen të humbur pasi varkat e tyre u mbytën në brigjet koreane.
Dy peshkarexhat kineze sapo kishin nisur lundrimin nga ishulli Jeju kur u mbytën, siç bën të ditur agjensia e lajmeve Yonhap.
Tajfuni Bolaven ka prekur gjithashtu edhe ishullin japonez të Okinavës duke shkaktuar prerje të energjisë elektrike dhe duke paralizuar transportin.
Meteorologët koreano-jugorë presin që tajfuni të vazhdojë drejt Seulit ditën e martë, ndërkohë që të gjitha shkollat në Jeju janë mbyllur.
Top Channel