SHBA: Siria të lirojë gazetarët

28/08/2012 00:00

Bordi i Guvernatorëve të Transmetimit i Shteteve të Bashkuara (BBG), i
ka bërë thirrje Sirisë që menjëherë t’i lirojë dy gazetarët, që punonin
për njërin prej televizioneve me seli në Shtetet e Bashkuara.

Gazetari Bashar Fahmi dhe kameramani Kunejt Unal punonin për televizionin Alhurra me seli në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara.

Ata po raportonin për dhunën në Alepo, kur u zhdukën më 20 gusht. BBG nëpërmjet një kumtese tha se televizioni i Sirisë e ka transmetuar një video të kameramanit Unal, ku ai e ka përshkruar vetveten si pjesë e një force ndërkombëtare militante.

Bordi, që mbikëqyr punën e disa rrjeteve të lajmeve, ka njoftuar se ministri i Jashtëm i Turqisë tha se Unal ishte detyruar me forcë që ta bëjë këtë deklaratë. Bordi i Guvernatorëve të Transmetimit është themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA