SHBA, komplot kundër qeverisë

28/08/2012 00:00

Një hetim për vrasje të dyfishtë në juglindjen rurale te Xhorxhias ka nxjerrë në drite ekzistencën e një grupi anarkist në bazën ushtarake të “Fort Steëart”-it, qëllimi i të cilit ishte rekrutimi i anëtëeve të ushtrisë dhe grumbullimi i armëve të sofistikuara për të rrëzuar qeverinë federale, e sipas disa raporteve, edhe për te vene ne shënjestër presidentin Barack Obama.

Akuzat janë tepër të renda e nga shume ekspertë, janë pritur me skepticizem, edhe pse vrasjet e kryera nga te rinjtë, tregojnë se sa të rrezikshëm mund të jenë.

Sipas prokurorëve, katër anëtarë të grupit ekzekutuan një ish-pjesëtar, Michael Roark dhe të dashurën e tij 17-vjeçare, sepse kishin frike mos jepnin informacion mbi aktivitetin dhe planet e tyre.

Një prej të ndaluarve, ushtari Michael Burnett, u deklarua fajtor për vrasje pa paramendim e për sulm me bombë. Burnett pranoi përpara gjykatësit të çështjes se Roark, qe sapo kishte lënë ushtrinë, ishte në dijeni të planeve të grupit e u vra që të mos hapte gojë.

Sipas organit të akuzës, të rinjte kishin blerë armatime dhe materiale për prodhim bombash me vlerë 87 000 dollarë.

Celula kundër qeverisë ishte themeluar nga ushtari Isaac Aguigui, i cili kishte vendosur të përdorte për këtë qëllim 500 mijë dollarë të sigurimit të jetës së bashkëshortes, e cila kishte ndërruar jetë një vit më parë, një vdekje e konsideruar nga policia si “e dyshimte”.

Ushtari kryente shërbimin pranë divizionit të tretë të këmbësorisë në “Fort Steëart” dhe anëtarët e tjerë të grupit i ka rekrutuar nga reparti i tij.

Top Channel