SHBA, gjendje e jashtëzakonshme

28/08/2012 00:00

Presidenti amerikan Barak Obama ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme
per Luizianen me afrimin e stuhise tropikal Isaac, qe kercenon t’i
godase Shtetet e Bashkuara si uragan i kategorise dy.

I pari ne rrugen e ciklonit, Neë Orleans-i, mund te preket mbremjen e sotme, shtate vjet pasi uragani “Katrina” e shkaterroi qytetin thuajse teresisht.

Isaac eshte pergjegjes per 24 vdekje ne Haiti dhe Republiken Dominikane. Stuhia shkaktoi permbytje e deme te medha ne Karaibe, ndaj autoritetet amerikane po e marrin shume seriozisht, ndoshta edhe per faktin se pas saj shohin hijen e Katrines qe zgjon kujtime te tmerrshme.

Me aprovimin e kerkeses se Luizianes per te shpallur gjendjen e jashtezakonshme, shefi i Shtepise se Bardhe i hap rrugen perdorimit te fondeve federale per aktivitete te rimekembjes, sic eshte pastrimi i mbetjeve apo germadhave qe mund te shkaktohen nga cikloni.


Pervec Luizianes, masa te ngjashme jane marre edhe ne Florida, Missisipi e Alabama. me perjashtim te Florides, guvernatoret e tre shteteve te tjera kane anuluar pjesemarrjen ne konventen e Partise Republikane per t`u perqendruar tek perpjekjet e parandalimit te demeve madhore. Stuhia po perparon me nje shpejtesi prej 16 km ne ore, ndersa ererat e saj shtrihen ne nje rreze prej 335 km nga qendra.

Ne zonat e uleta te Luizianes, evakuimet kane nisur tashme, e po keshtu njerezit kane nisur te largohen edhe pjesa bregdetare e Alabames. Te merkuren shenohet pervjetori i shtate i Katrines, qe mori force ne Gjirin e Meksikes, si uragan i kategorise se peste perpara se te zbriste ne kategorine tre kur godit Neë Orleans. Permbytjet katastrofike ne qytet iu faturuan asokohe argjinaturave, per te cilat zyrtaret federale thone se jane perforcuar ndjeshem, per t’i bere balle stuhihve edhe me te forta se Isaac-u.
 

Top Channel