Formula 1/Pas fitores së tij të parë, Antonelli: Thuajse pësova infarkt në fund…tani, garat me radhë
Starti i sezonit të ri futbollistik në kontinentin evropian ka qenë zhgënjyes për një pjesë të mirë të skuadrave të mëdha.
Në Itali, Milani është ai që ka befasuar të gjithë me humbjen ndaj Sampdorias 1-0, aq më tepër që ajo erdhi pikërisht në San Siro. Po ashtu edhe Roma nuk e nisi mirë sezonin, pasi barazoi 2-2 me Katanian në Olimpiko.
Në Angli, Manchester United pësoi humbje në javën e parë ndaj Evertonit, por fitoi me Fulhemin, ndërsa kampionët e Sitit pasi fituan me vështirësi me Southampton 3-2 nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Liverpulin. Për The Reds, kjo ishte pika e parë e fituar në këto 2 javë të Premier Ligës.
Në Spanjë, është Reali i Madridit që po jeton momentin më negativ që nga ardhja në pankinë e Zhose Murinjos. Pas 2 javëve të para në primera Division, skuadra merenges ka marrë vetëm 1 pikë pas barazimit me Valencian dhe humbjes me Getafen. Këtyre rezultateve u shothet edhe humbja në mesjavë me Barcelonën 3-2 në ndeshjen e parë të Superkupës.
Nuk është më e mirë situata as për Paris Saint Zhermen. Skuadra franceze që ka shpenzuar shumë miliona këtë verë në 3 javët e para ka marrë vetëm 3 pikë pasi ka barazuar në 3 ndeshjet e para të kampionatit francez.
Përjashtim në këtë pikë bën vetëm Bundesliga. Dy skuadrat pretendente për të fituar titullin kampion në Gjermani Borusia e Dortmundit dhe Bajerni i Mynihut kanë fituar në ndeshjen e parë të tyre duke mundur respektivisht Verder Bremen dhe Grojter Furth.
Top Channel