Një aktiviste e opozitës ruse u dënua me tetë vjet heqje lirie për zotërimin e heroinës, një ndëshkim dy herë më e gjatë se ai i kërkuar prej Prokurorisë Ruse.
Mbështetësit e 28-vjeçares Taisiya Osipova pretendojnë se gjyqi i saj është politikisht i motivuar.
Përpara dhënies së vendimit, ditën e martë, Osipova deklaroi në gjyq se ishte e pafajshme dhe se substanca narkotike ishte vendosur në banesën e saj për ta futur në kurth.
Sipas aktivistes, kurthi i ngritur ndaj saj ishte një hakmarrje për refuzimin e saj për të dëshmuar kundër bashkëshortit të saj gjithashtu të burgosur, Sergei Fomchenkov, lideri i një lëvizje civile kundër presidentit Putin.
Ky ishte dënimi i dytë për Osipovën, pasi ndëshkimi i parë prej dhjetë vitesh heqje lirie u konstestua edhe nga presidenti i mëparshëm Dmitry Medvedev, që e konsideroi atë si një masë shumë të ashpër.
Në sallën e gjyqit, një prej figurave më të rëndësishme të opozitës ruse, Sergei Udaltsov, e denoncoi vendimin si “skizofrenik” dhe “monstrous”. Sipas tij, mbi drejtësinë ruse ka triumfuar “cinizmi dhe paligjshmëria”.
Top Channel