
Hulian Rubio nuk do të jetë më trajneri i Tiranës. Spanjolli nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit bardheblu e si rrjedhojë ka vendosur të largohet nga posti i trajnerit të Tiranës.
Në fillim të këtij sezoni futbollistik, Hulian Rubio kishte firmosur një kontratë 40 ditore për të zhvilluar ndeshjet europiane të Tiranës dhe më pas ndeshjen e Superkupës, por në kampionat, në ndeshjen e parë të bardhebluve në Berat, Rubio qëndroi në tribunë si tifoz, pasi nuk kishte firmosur dhe nuk dihej fati i tij.
Vetëm mesditën e së martës është vendosur zyrtarisht që ai nuk do të drejtojë më 24 herë kampionët e Shqipërisë. Spanjolli është trajneri i dytë që largohet pas javës së parë të Superligë, pasi Shkëlqim Muça mbërmjen e së hënës është shkarkuar nga presidenca vlonjate, jo vetëm për mungesë rezultatesh, por edhe për probleme në mbarëvjatjen e klubit.
Në të vërtetë i çuditshëm është ky shkarkim pas një jave kampionat, por versioni zyrtar mbetet ky. Ende nuk dihen se cilët do të jenë emrat që do të zëvendësojë Rubion tek stoli i Tiranës dhe Muçën tek ai i FLamurtarit.
Top Channel