Rripi i Gazës nuk do të jetë më një zonë e banueshme pas vitit 2020, nëse masa të menjëhershme nuk do të merren menjëherë, sugjeroi një raport i OKB-së, publikuar të martën.

" /> Rripi i Gazës nuk do të jetë më një zonë e banueshme pas vitit 2020, nëse masa të menjëhershme nuk do të merren menjëherë, sugjeroi një raport i OKB-së, publikuar të martën.

">

Rripi i Gazës, i pabanueshëm pas vitit 2020

28/08/2012 16:10

Rripi i Gazës nuk do të jetë më një zonë e banueshme pas vitit 2020, nëse masa të menjëhershme nuk do të merren menjëherë, sugjeroi një raport i OKB-së, publikuar të martën.

”Mungesat thelbësore, midis të cilave ajo e infrastrukturës, ujit të pijshgëm, qëndrave shëndetësore, edukimit dhe higjenës po përkeqësohen edhe më shumë përballë rritjes së popullsisë në zonë”, shkruhej në raport.

Sipas parashikimeve, popullsia e Gazës do të rritet nga 1,6 milionë banorë aktualisht, në 2,1 milionë në vitin 2020.

Gjendja mbi territorin e Rripit të Gazës është veçanërisht dramatike që prej bllokadës së imponuar nga Izraeli, pas ardhjes në fuqi të Hamasit, në vitin 2007,

Lëvizja e Hamasit konsiderohet si terroriste nga Tel Avivi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Bllokada e plotë ekonomike mbi territorin, e imponuar edhe falë bashkëpunimit të Egjiptit, nuk është hequr kurrë nga ana e Izraelit, me argumentin se është thelbësore për ruajtjen e paqes që në këtë territor palestinez të mos mbërrijnë armë.

Sipas raportit, numri i shkollvave duhet të shtohet me 800 dhe ai i spitaleve të trefishohet, vetëm për të mbajtur në këmbë standartin aktual, gjithsesi ndër më të këqinjtë në botë për nivelin e jetesës.

Në raport, shkruhej se gjendja është alarmuese edhe për shkak të mungesës së banesave dhe se pastruesi i vetëm i ujit të detit, që furnizon banorët me ujë të pijshëm, mund të dalë jashtë funksionit duke nisur nga viti 2016.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA