Romancë midis Brand dhe Halliwell

28/08/2012 18:45

Dy prej personazheve më të njohur në Britaninë e Madhe, Russell Brand dhe Gery Halliwell duket se kanë shumë më të përbashkëta nga sa mund të mendohet.

Të dy kanë personalitete të veçanta, në të njëjtën kohë që secili prej tyre e ka pasur të vështirë të mbajë marrëdhënie të gjata dhe të qëndrueshme.

Në këto kushte, nuk është një rastësi që aktori dhe këngëtarja kanë nisur të frekuentohen, të paktën siç raportoi “Daily Mail” ditën e martë.

Sipas një burimi pranë 37-vjeçarit, pas ceremonisë mbyllëse të Lojrave Olimpike të Londrës, gjatë së cilës të dy patën mundësi që të bashkëbisedonin dhe të njiheshin më mirë në prapaskenë, Brand ka ftuar ish-anëtaren e “Spice Girl” që të njihen më mirë dhe një romancë duket se është në lindje e sipër.

Ish-bashkëshorti i Katy Perry, Brand qëndron beqar që prej divorcit të dhjetor 2011, ndonëse është parë duke frekuentuar disa vajza të ndryshme ndërkohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA